KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Vandalizohet statuja e Cristiano Ronaldos në qytetin e tij të lindjes, një djalosh ia vë flaken dhe pastaj kërcen

Vandalizohet statuja e Cristiano Ronaldos në qytetin e tij të lindjes, një djalosh ia vë flaken dhe pastaj kërcen

Policia në Funchal, vendlindjen e Cristiano Ronaldos, është në kërkim të një burri që i vuri flakën një statuje të futbollistit legjendar portugez dhe u mburr për këtë në rrjetet sociale.

Incidenti ndodhi në Funchal në ishullin e Madeirës, dhe videoja e postuar në rrjetet sociale tregon një të ri që lyen me benzinë një statujë prej bronzi të Ronaldos dhe më pas e ndez atë me një çakmak.

Ky akt vandalizmi u “përfundua” nga i riu me një koreografi vallëzimi me një këngë rep, dhe ai e përfundoi duke i treguar statujës gishtin e mesëm.

“Ky është paralajmërimi i fundit i Zotit”, thuhet në përshkrimin e klipit.

Flakët u shuan shpejt, ndërsa policia është në kërkim të autorit.

“Autori i këtij krimi është identifikuar, ai njihet për kryerjen e veprave të ngjashme”, njoftoi policia.

Statuja prej bronzi e Ronaldos, 3.3 metra e lartë, u përurua në fund të vitit 2014 në Funchal, dhe në ceremoni morën pjesë vetë Ronaldo dhe familja e tij.

Në janar të vitit 2016, pasi Messi fitoi Topin e tij të pestë të Artë, vandalët shkruan “Messi” dhe numrin “10” me të kuqe në pjesën e pasme të statujës, dhe pas këtij incidenti, statuja u zhvendos në vendndodhjen e saj aktuale, pranë muzeut të Ronaldos. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.