KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Ish-trajneri i Spanjës e paralajmëron Real Madridin dhe Mbappén: “Shpresoj të kenë avokatë të mirë”

Ish-trajneri i Spanjës e paralajmëron Real Madridin dhe Mbappén: “Shpresoj të kenë avokatë të mirë”

José Antonio Camacho ka komentuar polemikën mes Kylian Mbappés dhe Kinës, pasi sulmuesi i Real Madridit shkaktoi reagime me një deklaratë për ish-presidentin kinez Mao Ce Dun.

Ish-trajneri i Spanjës dhe Kinës tha se kinezët kërkojnë që të gjithë t’u përshtaten rregullave të tyre. “Ata mendojnë se janë zotër të botës në çdo aspekt dhe nuk është e lehtë”, u shpreh Camacho.

Ai paralajmëroi se situata mund të ketë pasoja edhe për klubin madrilen.

“Imagjinoj që Real Madridi dhe Mbappé do të kenë avokatë të mirë”, tha ai, duke shtuar se pala kineze mund të ndërpresë menjëherë marrëveshjet dhe se negociatat mund të përfshijnë FIFA-n, UEFA-n ose La Ligën. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.