KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Valon Behrami kritikon deklaratat e Antonio Contes për Juventusin: Nuk ishin të duhura!

Valon Behrami kritikon deklaratat e Antonio Contes për Juventusin: Nuk ishin të duhura!

Ish-futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Valon Behrami, ka komentuar deklaratat e fundit të Antonio Contes lidhur me mundësinë e rikthimit të tij në stolin e Juventusit.

Behrami, i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur për skuadra si Udinese dhe Napoli, ka dhënë mendimin e tij në studiot e televizionit “DAZN”, duke shprehur rezerva për mënyrën se si Conte është shprehur rreth së ardhmes së tij, shkruan Indeksonline

Sipas ish-mesfushorit, një trajner i kalibrit të Contes duhet të jetë më i kujdesshëm me deklaratat publike, sidomos kur bëhet fjalë për një mundësi të re në karrierë.

“Unë mendoj se është gabim që një trajner i kalibrit të Contes të bëjë deklarata të tilla. Të gjithë e dinë se Conte është i lirë. Nëse dikush dëshiron të fillojë punën me të, nuk mendoj se duhet të dëgjojë prej tij se dëshiron…”, është shprehur Behrami.

Deklarata e ish-futbollistit vjen në një moment kur emri i Antonio Contes është rikthyer në diskutimet për një rikthim të mundshëm te Juventusi, klub me të cilin ai ka pasur një histori të rëndësishme si futbollist dhe trajner./Indeksonline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.