KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Moti

Vala e të nxehtit vazhdon, temperaturat deri në 36°C

Vala e të nxehtit vazhdon, temperaturat deri në 36°C

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti të hënën do të jetë me diell dhe i nxehtë në të gjithë vendin.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 31 deri në 36 gradë Celsius.

Sipas IHMK-së, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja, me shpejtësi prej një deri në pesë metra në sekondë.

Instituti bën të ditur se rajoni ynë do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore me origjinë nga Afrika Veriore, duke sjellë temperatura paksa më të larta, të cilat konsiderohen normale për këtë periudhë të verës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.