KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Vajzat e Kosovës synojnë fitoren ndaj Estonisë

Vajzat e Kosovës synojnë fitoren ndaj Estonisë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave sonte (e premte) nis rrugëtimin në kualifikimet për Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm, ku përballë do ta ketë Estoninë.

Vashat dardane luajnë në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, me fillim nga ora 20:00, në përballjen e parë të dy ndeshjeve që do të zhvillohen brenda dy ditësh.

Kjo është hera e gjashtë që Kosova paraqitet në kualifikimet për Botëror, ndërsa synimi është i qartë: të shfrytëzohet përparësia e terrenit vendas dhe të sigurohet një rezultat sa më i mirë përpara duelit të dytë, që zhvillohet të shtunën nga ora 17:00.

Kombëtarja që tregohet më e suksesshme pas dy ndeshjeve do të sigurojë kalimin në raundin e fundit kualifikues për Botërorin e vitit 2027.

Federata e Hendbollit e Kosovës ka bërë thirrje për mbështetjen e vajzave dardane, të cilat synojnë të japin maksimumin në parket dhe të përfaqësojnë denjësisht fanellën e Kosovës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.