KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Protestat në Paris i prishin planet e PSG-së për ceremoninë e Topit të Artë

Protestat në Paris i prishin planet e PSG-së për ceremoninë e Topit të Artë

Paris Saint-Germaini përballet me një problem të papritur, pasi ndeshja kundër Lyonit është shtyrë për të hënën, më 26 tetor, për shkak të shqetësimeve të sigurisë në kryeqytetin francez.

Ky ndryshim krijon një përplasje me ceremoninë e Topit të Artë 2026, e cila do të mbahet po atë mbrëmje në Londër.

Mes kandidatëve për çmimet individuale janë edhe yjet e PSG-së, Ousmane Dembélé, Khvicha Kvaratskhelia dhe Vitinha.

Për shkak të angazhimeve me klubin, disa prej tyre mund të mos arrijnë të marrin pjesë në ceremoninë prestigjioze.

Situata rikthen kujtimet e vitit të kaluar, kur ndeshja mes Marseille dhe PSG-së u shty dhe përfundoi duke u zhvilluar në të njëjtën mbrëmje me ceremoninë e Topit të Artë, ku Dembélé u shpall fitues.

Kështu, një vendim i lidhur me sigurinë në Paris rrezikon t’ua prishë planet yjeve parisienë për një nga mbrëmjet më të rëndësishme të futbollit botëror. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.