KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Vajza e Eli Farës i del në krah publikisht, i dedikon fjalët emocionuese: Mbaje kokën lart, mbretëresha ime e bukur

Vajza e Eli Farës i del në krah publikisht, i dedikon fjalët emocionuese: Mbaje kokën lart, mbretëresha ime e bukur

Marina, vajza e këngëtares së njohur Eli Fara, ka zgjedhur t’i japë mbështetje nënës së saj përmes një dedikimi të veçantë në rrjetet sociale.

Ajo ka publikuar në Instagram një fotografi krah artistes, duke e shoqëruar me një mesazh të shkurtër, por plot dashuri dhe domethënie.

“Mbaje kokën lart, mbretëresha ime, dhe kurorën drejt”, ka shkruar Marina, për të vijuar më pas me fjalët: “Mbretëresha ime e bukur”.

Foto: Instagram

Ky reagim vjen në një periudhë të vështirë për Farën, pasi është përfshirë në publikimin e materialeve private të regjistruara në ambientet e kompozitorit Adrian Hila.

Këngëtarja ka deklaruar se nuk kishte qenë në dijeni të regjistrimeve, duke shprehur lëndimin e saj për cenimin e privatësisë.

Ajo ka theksuar se, pavarësisht situatës, nuk ka arsye të ndihet e turpëruar dhe ka kërkuar që materialet të mos shpërndahen më tej, ndërsa çështjen ia ka besuar drejtësisë.

Në këtë situatë, mesazhi i Marinës është një shenjë e qartë përkrahjeje ndaj nënës së saj.

Përmes pak fjalëve, ajo i kujton se qëndron pranë saj dhe e sheh me të njëjtin admirim, pavarësisht vëmendjes dhe zhvillimeve të fundit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.