KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Çeku: Ngritja e cilësisë në arsim kërkon fuqizimin e mësimdhënësve

Çeku: Ngritja e cilësisë në arsim kërkon fuqizimin e mësimdhënësve

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, ka vazhduar bashkëbisedimet për Strategjinë e Arsimit 2035+ me mësimdhënësit e rajonit të Ferizajit, nga të cilët ka dëgjuar ide, shqetësime dhe propozime konkrete lidhur me sfidat në arsim.

Çeku ka bërë të ditur se gjatë këtyre bashkëbisedimeve janë trajtuar disa çështje kryesore, përfshirë autonominë e shkollës, mësimin tërëditor, provimin shtetëror për hyrje në profesion, rishikimin e teksteve shkollore dhe mbështetjen e vazhdueshme profesionale të mësimdhënësve.

“Në këtë cikël bashkëbisedimesh çështjet dominuese janë autonomia e shkollës, mësimi tërëditor, provimi shtetëror për hyrje në profesion, rishikimi i teksteve shkollore dhe mbështetja e vazhdueshme profesionale”, ka shkruar Çeku.

Sipas tij, përmirësimi i cilësisë së arsimit duhet të shkojë paralelisht me fuqizimin e pozitës së mësimdhënësve.

“Parimi ynë udhëheqës është i qartë: ngritja e cilësisë në arsim duhet të shoqërohet me fuqizimin e pozitës së mësimdhënësve”, ka theksuar ministri.

Çeku ka falënderuar mësimdhënësit e rajonit të Ferizajit për diskutimin e hapur dhe kontributin e tyre në hartimin e strategjisë.

“Strategjinë po e hartojmë bashkë, që bashkë edhe ta zbatojmë”, ka përfunduar ai. 

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.