KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Vajza 6-vjeçare nga Kina thyen dy herë rekordin botëror me kubin e Rubikut

Vajza 6-vjeçare nga Kina thyen dy herë rekordin botëror me kubin e Rubikut

Vetëm gjashtë vjeç, por tashmë ka hyrë në historinë e kubin e Rubikut. Lian Yunzhi, nga Kina, ka thyer dy herë brenda vetëm tre ditësh rekordin botëror për femra në zgjidhjen e kubit 3x3x3.

Vajza e re fillimisht vendosi rekordin me një kohë mesatare prej 4.52 sekondash, në një garë në Wuhan. Por vetëm pak ditë më vonë, në Guangzhou, ajo e përmirësoi sërish rekordin, duke zbritur kohën në vetëm 4.27 sekonda.

Me këtë rezultat, Lian Yunzhi është bërë e vetmja vajzë në botë që ka arritur një mesatare nën 4.5 sekonda në këtë kategori, transmeton Telegrafi.

Talenti i saj është rezultat edhe i një trajnimi intensiv. Gjatë vitit të fundit, ajo ka kaluar dy deri në tre orë çdo ditë duke ushtruar me kubin dhe tashmë ka mësuar më shumë se 1,300 algoritme të ndryshme për zgjidhjen e tij.

Rekordi i dyfishtë në vetëm tre ditë e ka kthyer gjashtëvjeçaren nga provinca Sichuan në një prej emrave më të veçantë të skenës së kubit të Rubikut. /Telegrafi/

6-year-old Chinese girl sets new world record in solving Rubik’s Cube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.