KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ushtrimi “Sentinel Sica”, Garda Kombëtare Ajrore e Iowas dhe FSK thellojnë bashkëpunimin

Ushtrimi “Sentinel Sica”, Garda Kombëtare Ajrore e Iowas dhe FSK thellojnë bashkëpunimin

Udhëheqës të lartë të Gardës Kombëtare Ajrore të shtetit Iowa vizituan pjesëtarët e Skuadrës së Komunikimit të Krahut të 132-të dhe drejtues të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) gjatë ushtrimit “Sentinel Sica”, i cili u mbajt në Kosovë.

Gjatë vizitës, gjeneral brigade Mark Muckey, zëvendësadjutant i përgjithshëm i Gardës Kombëtare Ajrore të Iowas, kryerreshteri komandues Sara Orwig dhe kryerreshteri komandues Jason Lehmann vëzhguan nga afër ushtrimin e përbashkët të komunikimit të Gardës Kombëtare Ajrore dhe Tokësore të Iowas.

Delegacioni gjithashtu zhvilloi takime dhe shkëmbime me drejtues ushtarakë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në kuadër të partneritetit afatgjatë ndërmjet Iowas dhe Kosovës përmes Programit të Partneritetit Shtetëror.

Ushtrimi “Sentinel Sica” synon forcimin e bashkëpunimit, shkëmbimin e përvojave profesionale dhe rritjen e aftësive të komunikimit dhe koordinimit ndërmjet forcave partnere, duke kontribuar në avancimin e marrëdhënieve të sigurisë dhe mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe shtetit amerikan të Iowa-s. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.