Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar për realizimin me sukses të qitjeve me mortaja 120 mm nga Forca e Sigurisë së Kosovës, me automjetet e blinduara Vuran, në poligonin e Bizës në Shqipëri.
Maqedonci ka bërë të ditur se një pjesë e këtyre automjeteve janë siguruar si donacion nga Republika e Turqisë, ndërsa pjesa tjetër është blerë me buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes.
“Modernizimi i armatimit dhe pajisjeve ushtarake, krahas përgatitjes profesionale të pjesëtarëve tanë, po e bën FSK-në gjithnjë e më të fuqishme dhe më të përgatitur”, ka shkruar Maqedonci.
Burimi: klankosova.tv ↗

