Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, ka kritikuar ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me emërimet dhe avancimet në pozita brenda sistemit shëndetësor.
Gjatë seancës së Kuvendit, Ismaili pretendoi se ministri Vitia po promovon persona që nuk kanë përgatitjen e nevojshme profesionale për pozitat që ushtrojnë në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), transmeton lajmi.net.
Ai shkoi edhe më tej, duke i akuzuar këta persona se po e dëmtojnë dhe po e keqpërdorin sistemin shëndetësor.
Deputeti i PDK-së tha se për pretendimet e tij posedon dëshmi dhe u shpreh i gatshëm t’i bëjë ato publike në çdo kohë.
“I kam faktet, që mund t’i paraqes në çdo kohë”, deklaroi Ismaili, duke iu drejtuar ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia./lajmi.net/
Burimi: lajmi.net ↗

