Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës , Uran Ismaili, ka kritikuar ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me promovimin e personave që, sipas tij, nuk janë profesionalisht të përgatitur për pozitat që mbajnë në sistemin shëndetësor.
Gjatë seancës së Kuvendit, Ismaili ka deklaruar se Vitia po promovon persona joprofesionistë, të cilët po e vjedhin sistemin shëndetësor në SHSKUK.
Ai ka thënë se për këto pretendime posedon fakte dhe është i gatshëm t’i paraqesë ato në çdo kohë.
“I kam faktet, që mund t’i paraqes në çdo kohë”, ka deklaruar Ismaili, duke iu drejtuar ministrit Vitia.
Burimi: indeksonline.net ↗

