KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

UNUM 2026 sjell hartën muzikore të 4 ditëve në Shëngjin

UNUM 2026 sjell hartën muzikore të 4 ditëve në Shëngjin

Orari i plotë i UNUM Festival 2026 është publikuar, duke u ofruar pjesëmarrësve një pasqyrë të qartë të programit që do të shoqërojë ditët dhe netët e festivalit në Shëngjin.

Nga momentet nën diell deri te netët që zgjasin deri në mëngjes, festivali rikthehet me përvojën e tij 24/7 në katër skena, ku secila sjell atmosferë dhe rrjedhë të veçantë muzikore.

Publikimi i orarit u mundëson pjesëmarrësve të planifikojnë më lehtë përvojën e tyre, të ndjekin artistët e preferuar dhe të jenë pjesë e momenteve kryesore të festivalit.

Për ta përjetuar të gjithë programin, UNUM fton publikun të sigurojë full festival pass dhe t’i bashkohet magjisë që bashkon muzikën, detin dhe netët e paharrueshme të verës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.