KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Unë dhe Mars”, Edon Zhegrova ndan një moment të veçantë me djalin e tij

“Unë dhe Mars”, Edon Zhegrova ndan një moment të veçantë me djalin e tij

Futbollisti i njohur kosovar, Edon Zhegrova, ka ndarë me ndjekësit e tij një moment shumë të veçantë nga jeta personale, duke publikuar një fotografi të ëmbël me foshnjën e tij.

Ylli i Kombëtares së Kosovës publikoi në rrjetet sociale një fotografi ku shihet i ulur në një stol në ambient të hapur, duke mbajtur në krahë një foshnjë.

Krahas fotografisë, Zhegrova shkroi: “Nuk mund të ndihesha më i bekuar. Unë dhe Mars”.

Edon Zhegrova/Instagram

Postimi ka marrë menjëherë shumë reagime nga fansat dhe ndjekësit e futbollistit, të cilët e kanë uruar për këtë moment të rëndësishëm në jetën e tij.

Në fotografi, Zhegrova duket i buzëqeshur dhe i qetë, teksa mban me përkujdesje foshnjën në krahë, duke reflektuar një anë më personale dhe familjare të tij, larg fushës së futbollit.

Edon Zhegrova është një nga futbollistët më të njohur shqiptarë të momentit dhe një nga lojtarët kyç të përfaqësueses së Kosovës.

Ai ka fituar vëmendjen e publikut jo vetëm për paraqitjet e tij në fushë, por edhe për personalitetin dhe stilin e tij jashtë saj.

Publikimi i kësaj fotografie ka emocionuar shumë ndjekës, pasi futbollisti rrallë ndan momente nga jeta private. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.