KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Ukrainasit zbulojnë taktikat e reja luftarake të rusëve, gjejnë për herë të parë një sistem raketor në dronin Shahed

Ukrainasit zbulojnë taktikat e reja luftarake të rusëve, gjejnë për herë të parë një sistem raketor në dronin Shahed

Një sistem mbrojtës ajror i lëvizshëm nga njeriu (MANPADS) është gjetur për herë të parë në një dron rus të tipit Shahed.

Forcat ruse me shumë gjasa e kanë instaluar atë për t’iu kundërvënë aeroplanëve ukrainas, transmeton Telegrafi.

Kjo wshtw bwrw e ditur nga Serhii “Flash” Beskrestnov, ekspert i teknologjisë radio ushtarake ukrainase.

Flash raportoi se droni në të cilin trupat ruse instaluan MANPADS u gjet sot, më 4 janar.

“Shahed është i pajisur me një kamerë dhe një modem radio. Raketa lëshohet nga operatori i Shahed i cili e kontrollon atë nga territori i Federatës Ruse. U kërkoj pilotëve të aviacionit ushtarak të marrin parasysh shfaqjen e këtij kërcënimi të ri. Ju duhet të shmangni afrimin me Shahed në një kurs ballë për ballë dhe të jeni më të kujdesshëm me ata që fluturojnë në një rreth”, shtoi eksperti ukrainas.

Sistemet e mbrojtjes ajrore të lëvizshme nga njeriu (MANPADS) janë projektuar për të shkatërruar objektiva ajrore me fluturim të ulët, siç janë helikopterët, aeroplanët, dronët dhe raketat. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.