KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Ukë Mehmeti që dhitë i trajton si fëmijë: Habit me jetesën në fshat bashkë me gruan e tij (VIDEO)

Ukë Mehmeti që dhitë i trajton si fëmijë: Habit me jetesën në fshat bashkë me gruan e tij (VIDEO)

Sipas statistikave, në Kosovë janë rreth 27 mijë krerë dhi.

Kështu u shprehën autorët e emisionit “Weekend”, të cilët në Ashlan të Vushtrrisë vizituan fermerin Ukë Mehmeti.

Mehmeti tha se kultivon 40 krerë dhi qumështore, në mesin e të cilave janë rreth 10 që nuk milen.

Ai potencoi se ka 9 vite që merret me kultivimin e tyre, për çka thotë se mjaftojnë të mirat materiale për familjen e tij.

Sipas tij, qumështi i dhive është ndoshta edhe më i shëndetshëm se mjalti i bletëve, pasi thotë se ato ushqehen me mbi 100 lloje të bimëve brenda ditës në fushë të hapur.

Ai thotë se nuk ka zemër që t'i pres asnjëri nga ta.

"Me m'i dhanë 1000 euro, një kec nuk e prej. Sepse i kemi rendit si nana bebën, edhe me cucëll kur shfaqet nevoja. Mos e bo Zot, ku me dit sa me mi dhanë, nuk i prej", deklaroi Mehmeti.

Ndër të tjera, fermeri Mehmeti foli edhe për familjen e tij, për gruan dhe djemtë.

Por, çka i thonë gratë atij në treg për djemtë e tij?

Ndiqeni rrëfimin e tij të plotë:

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.