KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

UEFA detyron Barcelonën të bëjë ndryshimin e papritur para super duelit ndaj PSG-së

UEFA detyron Barcelonën të bëjë ndryshimin e papritur para super duelit ndaj PSG-së

Barcelona do të përballet sonte (e martë) me Paris Saint-Germainin në “Parc des Princes”, në kuadër të Ligës së Kampionëve, por skuadra e Hansi Flickut do të zbresë në fushë me një fanellë të pazakontë.

Katalunasit do të veshin fanellën portokalli të sezonit të kaluar, pas kërkesës së UEFA-s dhe transmetuesit të ndeshjes, me qëllim shmangien e problemeve të dukshmërisë gjatë përballjes me kampionin francez.

Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, vendimi u mor pasi u vlerësua se të tri fanellat e Barcelonës për këtë sezon mund të shkaktonin konfuzion vizual gjatë ndeshjes.

Fanella e parë e katalunasve, me kombinimin e ngjyrave blu dhe të kuqe të errët, u përjashtua nga mundësitë, ashtu si edhe dy fanellat alternative.

Fanella e dytë, e cila kombinon ngjyrat e zeza dhe vjollcë, u konsiderua problematike për shkak të ngjashmërisë me ngjyrat e PSG-së. Ndërkohë, edhe ngjyra blu në fanellën e tretë të këtij sezoni u vlerësua se mund të krijonte vështirësi në dallimin e lojtarëve për shikuesit para ekraneve.

Për këtë arsye, Barcelona do t’i rikthehet fanellës portokalli të sezonit të kaluar, të cilën e kishte përdorur edhe gjatë një ndeshjeje miqësore parasezonale kundër Baselit.

Ajo paraqitje u kishte sjellë kujtime të mira katalunasve, të cilët kishin fituar me rezultat 5-2 në stadiumin “St. Jakob-Park”./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.