KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

U zhvesh për ditëlindjen e 57-të: As uji i akullt nuk e ndaloi të tregojë trupin e një perëndeshe

U zhvesh për ditëlindjen e 57-të: As uji i akullt nuk e ndaloi të tregojë trupin e një perëndeshe

Helena Christensen feston ditëlindjen dhe Krishtlindjen në rroba banje, duke mahnitur me formën, guximin dhe vetëbesimin e saj

Modelja daneze, e cila mbushi 57 vjeç, e festoi ditëlindjen në stilin e saj të preferuar me rroba banje duke mahnitur ndjekësit me formën e saj mbresëlënëse dhe guximin e rrallë.

E njohur për faktin se nuk bën kompromis me stilin e jetesës së shëndetshme dhe dashurinë për natyrën, Helena nuk u shqetësua aspak nga temperaturat e ulëta. Ajo është parë edhe më herët duke hyrë në ujëra të akullta, duke treguar jo vetëm trup të tonifikuar, por edhe qëndrueshmëri dhe forcë fizike.

Këtë herë, ish-manekinia pozoi me një rroba banje shumëngjyrëshe, duke bashkuar në një moment të vetëm festimin e ditëlindjes dhe të Krishtlindjes, transmeton Telegrafi.

“Sot është ditëlindja ime, është edhe Krishtlindje dhe uji është i akullt”, shkroi ajo në përshkrimin e fotos, e cila u prit me entuziazëm të madh.

Urimet nuk munguan nga kolegë dhe miq të shumtë të botës së modës dhe filmit, mes tyre Naomi Campbell, Carla Bruni, Julianne Moore dhe Christy Turlington.

Helena Christensen e nisi karrierën e saj në vitin 1986 dhe shumë shpejt u shndërrua në një nga emrat më të njohur të modës botërore. Edhe sot, në dekadën e gjashtë të jetës, ajo mbetet simbol elegance, natyrshmërie dhe vetëbesimi, një dëshmi se bukuria e vërtetë nuk njeh moshë.

/Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.