KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

515 të rinj i bashkohen FSK-së, Maqedonci: Objektivin e personelit për vitin 2028 do ta arrijmë dy vjet më herët

515 të rinj i bashkohen FSK-së, Maqedonci: Objektivin e personelit për vitin 2028 do ta arrijmë dy vjet më herët

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se 515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u zotuar për t’i shërbyer Republikës së Kosovës.

Maqedonci e ka cilësuar këtë si një moment krenarie për ushtarët e rinj, familjet e tyre dhe vendin, duke theksuar se me këtë betim nis një rrugëtim i ri i bazuar në disiplinë, përkushtim dhe përgjegjësi.

“Ky është një moment krenarie për ta, për ne, për familjet e tyre dhe për vendin tonë. Me këtë betim nis një rrugëtim i ri, i ndërtuar mbi disiplinën, përkushtimin dhe përgjegjësinë për t’i shërbyer atdheut dhe qytetarëve të tij”, ka shkruar Maqedonci.

Ai ka deklaruar se gjatë mandatit qeverisës është më shumë se dyfishuar numri i ushtarëve të rinj të rekrutuar, ndërsa ka paralajmëruar se objektivi i planifikuar i personelit për vitin 2028 do të arrihet më herët se afati i paraparë.

“Me grupin e radhës që do të nisë trajnimin, do ta arrijmë objektivin e planifikuar të personelit për vitin 2028, dy vjet para afatit të paraparë”, ka theksuar ministri.

Maqedonci ka përmendur edhe rritjen e buxhetit të mbrojtjes dhe zgjerimin e mundësive për trajnim të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Në të njëjtën periudhë, kemi trefishuar buxhetin e mbrojtjes, duke e ngritur atë mbi 2% të Bruto Produktit Vendor; kemi katërfishuar numrin e ushtarakëve të trajnuar jashtë vendit dhe kemi hequr kufizimin e mëparshëm numerik për ushtarakët e FSK-së”, ka shkruar ai.

Sipas ministrit, investimet në personel, armatim, pajisje dhe përgatitje profesionale do të vazhdojnë të mbeten prioritet, me synimin e forcimit të sigurisë së vendit dhe zhvillimit të kapaciteteve të FSK-së.

“Investimet në personel, armatim, pajisje dhe përgatitje profesionale mbeten prioritet. Ato janë investime në sigurinë e vendit dhe në të ardhmen e Forcës së Sigurisë së Kosovës — forcës që po ndërtojmë së bashku”, ka deklaruar Maqedonci.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.