KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

U takuan si studentë – si filloi romanca e Princit William dhe Princeshës Kate

U takuan si studentë – si filloi romanca e Princit William dhe Princeshës Kate

Princi William i Britanisë studioi në Universitetin e St Andrews në fillim të viteve 2000, ku takoi gruan e tij Kate Middleton.

Gjatë asaj kohe, ai u trajtua si çdo student tjetër dhe jetoi larg presioneve të jetës mbretërore.

Kolegu i tij, Brad Mackay, zbuloi se stafi i Universitetit bëri çmos që Princi William të kishte një përvojë sa më normale të ishte e mundur.

Kate Middleton dhe Princi William

MacKay është tani profesor në Universitet, por ai e kujton me nostalgji takimin e tij me Princin William.

“Ai dikur mund të ecte si çdo student tjetër. Studentët e tjerë në Universitet e linin të ishte thjesht një nga bashkëmoshatarët e tyre”, tha profesor MacKay.

Universiteti i St Andrews është bërë gjithashtu një vend ku shumë studentë kanë takuar bashkëshortët e tyre të ardhshëm.

Kjo u konfirmua nga çifti studentor Callum dhe Becky, të cilët ndanë mendimet e tyre mbi St Andrews si një vend romantik.

Princi William dhe Kate Middleton

“Ekziston një shaka e zakonshme që thotë se ndoshta do ta takoni bashkëshortin/en tuaj nëse vini në St Andrews si student”, tha profesori Charles Warren, i cili i mësoi gjeografi Princit William.

Princi William dhe Princesha Kate Middleton festojnë 15-vjetorin e martesës këtë muaj dhe u takuan ndërsa të dy ishin në klasat e historisë së artit.

Kur u takuan për herë të parë, Princesha Kate ndihej në siklet, por shpejt u bënë miq dhe më vonë çift.

Princesha Kate bëri audicion për sfilatën e modës “Don’t Walk” të organizuar nga studentët për të mbledhur para për bamirësi.

Princi William dhe Kate Middleton

Princi William ishte një nga më shumë se 200 njerëzit që e panë të ecte në pasarelë.

Fustani transparent me dantella që veshi është bërë i famshëm që atëherë.

Princi William vendosi të përqendrohej në studimin e gjeografisë, ndërsa Princesha Kate vazhdoi me historinë e artit.

Të dy u diplomuan me nderime të larta.

“Do të doja të mendoja se ndikimi i qëndrimit të tyre këtu ndihmoi në formimin e njerëzve në atë që janë sot. Prania e tyre këtu i sjell njëfarë publiciteti Universitetit. Ky Universitet është një destinacion i vërtetë për studentët nga Mbretëria e Bashkuar, por edhe nga e gjithë bota”, tha MacKay. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.