KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Gjirokastër, ekspozitë për restaurimin e banesave historike

Gjirokastër, ekspozitë për restaurimin e banesave historike

Në kalanë e gurtë është çelur Ekspozita studentore “Restaurimi i Banesave në Gjirokastër” , ku u prezantuan projektet e realizuara nga studentët e vitit të katërt të programit Arkitekturë .

Sipas Pedagoges, Malvina Istrefaj e cila  ka ndjekur gjithë procesin e punës në terren, dokumentimi i detajuar i këtyre objekteve është një hap i domosdoshëm për ruajtjen e trashëgimisë së qytetit .

“Krahas dorëzimit të projektit në këtë lëndë, studentët përgatisin edhe një poster prezantues të projektit të tyre, ku përfshihet edhe një propozim për restaurimin në të ardhmen. Për t’i njohur nga afër qytetarët edhe me këto lloj propozimesh, aktivitetin e zhvillojmë edhe në kala. Në këtë rast, kemi pasur edhe ambiente të tjera brenda qytetit të Gjirokastrës”, u shpreh Istrefaj.

Nga ana tjetër studentët shprehen se dokumentimi ,  eshte një pjesë e rëndësishme e praktikës së tyre në terren.

“Kemi marrë disa banesa të kategorisë së parë dhe të dytë për të bërë studimet e duhura. Unë personalisht kam ndërtesën e Puto-Galanxhit. Është një monument i kategorisë së dytë. Ndodhet në gjendje jo të mirë, por po punojmë shumë fort për të evidentuar karakteristikat e saj kryesore arkitektonike”, tha një studente.

Organizatorët synojnë që kjo nismë të vijojë edhe në zona të tjera me vlera të trashëgimisë kulturore, duke përfshirë studentët në projekte konkrete dokumentimi dhe restaurimi./rtsh

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.