KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Prishtina nis procedurat për vazhdimin e ndërtimit të Rrugës A në Kalabri, projekti mbi 2.5 milionë euro

Prishtina nis procedurat për vazhdimin e ndërtimit të Rrugës A në Kalabri, projekti mbi 2.5 milionë euro

Komuna e Prishtinës ka iniciuar procedurën e prokurimit për vazhdimin e ndërtimit të Rrugës A në lagjen Kalabria, në segmentin nga magjistralja M2 deri te lidhja me rrugën “Shefqet Shkupi”.

Lajmi është bërë i ditur nga Bashkësia Lokale “Kalabria”, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Sipas njoftimit, vlera e parashikuar e këtij projekti infrastrukturor është 2 milionë e 525 mijë e 915 euro.

Ky projekt synon të përmirësojë infrastrukturën rrugore, qarkullimin dhe lidhjen e kësaj pjese të lagjes me pjesët e tjera të qytetit.

Nga Bashkësia Lokale “Kalabria” e kanë cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt realizimit të një projekti të shumëpritur nga banorët, duke shprehur shpresën që procedurat të përmbyllen sa më shpejt dhe të krijohen kushtet për fillimin e punimeve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.