KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

“U luta për një fëmijë dhe Allahu më dha pesë” – mrekulli në Etiopi, gruaja lind pesënjakë pas 12 vitesh pritjeje

“U luta për një fëmijë dhe Allahu më dha pesë” – mrekulli në Etiopi, gruaja lind pesënjakë pas 12 vitesh pritjeje

Një grua ka lindur pesënjakë në shtetin rajonal Harari të Etiopisë, pas 12 vitesh përpjekjesh për të pasur një fëmijë.

Bedriya Adem tha se ajo dhe bashkëshorti i saj ishin “tepër të gëzuar” që “u bekuan me pesë fëmijë njëherësh”.

35-vjeçarja lindi katër djem dhe një vajzë, të cilët janë të gjithë “me shëndet të plotë”, në Spitalin e Specializuar Hiwot Fana, tha spitali.

“Nuk mund ta shpreh lumturinë time me fjalë”, tha ajo, duke kujtuar se si ishte “e mbushur me depresion dhe dhimbje” derisa lutjet e saj u përgjigjën.

Drejtori i spitalit, Dr. Mohammed Nur Abdulahi, tha se nëna dhe foshnjat mbetën nën kujdesin mjekësor në spital.

Mjeku njoftoi se Bedriya kishte mbetur shtatzënë natyrshëm, pa ndihmën e fertilizimit in vitro (IVF), të cilin spitali nuk e ofron.

Raportohet se mundësia për të lindur pesënjakë në mënyrë natyrale është rreth një në 55 milionë.

Bedriya tha se fillimisht i ishte thënë se ishte shtatzënë me katër foshnje, por kur lindi, pati edhe një.

“U luta vetëm për një fëmijë dhe Allahu më dha pesë”, tha ajo, duke folur për ndjesinë e saj gjatë “pritjes së gjatë”.

“Kalova 12 vjet në dhimbje, duke u fshehur dhe duke u lutur vazhdimisht për fëmijë – më në fund, Allahu më dëgjoi”, shtoi gruaja.

Fëmijët janë emëruar Naif, Ammar, Munzir, Nazira dhe Ansar. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.