KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

U largua nga shtëpia me armë, gjenerali rumun gjendet i vdekur – zbulohen detajet e para

U largua nga shtëpia me armë, gjenerali rumun gjendet i vdekur – zbulohen detajet e para

Gjenerali rumun Dorin Ioniță është gjetur i vdekur në një pronë në qarkun Prahova, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Sipas autoriteteve, bashkëshortja e tij kishte njoftuar policinë gjatë natës pasi gjenerali ishte larguar nga shtëpia me një armë dhe nuk i përgjigjej telefonit.

Forcat e policisë dhe ekipet e emergjencës nisën kërkimet, ndërsa më vonë trupi i 61-vjeçarit u gjet nga një i afërm.

Ioniță ishte i regjistruar si pronar ligjor i një pistolete Glock dhe hetuesit po verifikojnë nëse arma ka lidhje me vdekjen e tij.

Gjenerali kishte shërbyer në misione ndërkombëtare dhe kishte mbajtur poste të rëndësishme në strukturat e Forcave të Armatosura rumune.

Autoritetet thonë se hetimi vazhdon për të përcaktuar kohën dhe shkakun e saktë të vdekjes, si dhe nëse bëhet fjalë për një akt të qëllimshëm apo aksidental. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.