KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Synimi i Përparim Ramës për kryetar të LDK’së, Lushaku: Ambicie legjitime, kurreshtare ta shoh platformën e tij

Synimi i Përparim Ramës për kryetar të LDK’së, Lushaku: Ambicie legjitime, kurreshtare ta shoh platformën e tij

Shefja e deputetëve të LDK’së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka folur për emrat që tashmë kanë bërë publike dëshirën e tyre për të kandiduar për kryetar të LDK’së në zgjedhjet që do të mbahen vitin e ardhshëm.

Ajo duke folur për emrin e Përparim Ramës, ka thënë se LDK ia ka dhënë mundësinë Ramës që të kandidojë për kryetar të LDK’së për Prishtinën, ndërkohë shton se ambiciet e tij për kryetar të LDK’së janë shumë legjitime.

Madje Lushaku ka thënë se është shumë kurreshtare që ta shoh platformën e tij për drejtimin e LDK’së.

“Partia jonë i ka dhënë mundësi që të garojë dhe të jetë kandidat për Prishtinën. Ambiciet janë shumë legjitime. Jam shumë kurreshtare ta shoh platformën e tij”, ka thënë ajo në T7.

Sipas Lushaku-Sadriut është vlerë e shtuar fakti që ka kaq shumë emra që synojnë të kandidojnë për kryetar të LDK’së.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.