Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të hetimit të vdekjes që ka ndodhur të enjten në mbrëmje.
Policia në raportin 24 orësh njofton se një person ishte dërguar në QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe më vonë vdekjen e të njëjtit e ka konstatuar ekipi mjekësor.
“Hetim mbi vdekjen. Prishtinë 22.10.2026-21:19. Raportohet se viktima mashkull kosovar ishte dërguar në QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe më vonë vdekjen e të njëjtit e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion. /Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

