Policia e Kosovës ka shënuar një aksion policor në tre qytete të Kosovës, në Podujevë, Prizren dhe Mitrovicën e Veriut.
Sipas raportit të PK-së në 24 orët e fundit, rastet kanë ndodhur me 22 tetor (e enjte).
Në Podujevë, rreth orës 13:00, gjatë kontrollit të një objekti në të cilin është hasur i dyshuari, janë gjetur dhe janë sekuestruar 428 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, 0.3 gramë substancë narkotike e llojit kokainë, 18 cigare elektrike me substancë narkotike THC, një armë zjarri pistoletë me dy fishekë dhe një peshore
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Në Prizren, në orën 11:10 është arrestuar i dyshuari pasi që që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe janë sekuestruar 718.18 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, një sprej (CS Gas), një telefon, një peshore elektrike dhe një grinder.
“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raport.
Kurse, në Mitrovicë të Veriut në orën 08:00 është arrestuar një mashkull pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe 66 fishekë.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Zëri

