Kryeministri Albin Kurti ka folur lidhur me viziten e Jakup Krasniqit në shtëpinë e tij. Kurti e ka cilësuar si jashtëzakonisht të dhimbshme situatën me të cilën po përballet familja Krasniqi, duke thënë se të gjithë bashkëndjejnë me vuajtjen dhe dhimbjen e tyre.
“Është jashtëzakonisht e dhimbshme situata e rëndë në familjen e ish-kryekuvendarit Jakup Krasniqi. Në këto momente të vështira, të gjithë bashkëndiejmë me vuajtjen dhe dhimbjen. Në një situatë ku ai u dënua me 25 vjet burg, me të gjitha ato pasaktësi historike e faktike, padyshim që të gjithë jemi pranë familjes Krasniqi”, ka thënë Kurti.
Burimi: indeksonline.net ↗

