KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Trump zbulon arsyen e tërheqjes së bombarduesve nga baza në Britani

Trump zbulon arsyen e tërheqjes së bombarduesve nga baza në Britani

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se kërcënimet e sigurisë ishin arsyeja e largimit të bombarduesve amerikanë nga baza RAF Fairford në Britani.

“Ne në fakt i dimë njerëzit që bënë kërcënimin”, tha Trump para gazetarëve pranë Shtëpisë së Bardhë, duke konfirmuar se bëhej fjalë për një kërcënim specifik.

Pentagoni konfirmoi të dielën se bombarduesit B-1, B-2 dhe B-52 janë larguar nga baza në Gloucestershire dhe janë rikthyer në bazat e tyre në SHBA.

Vendimi vjen pas një incidenti të dyshuar terrorist pranë RAF Fairford më 27 shtator, për të cilin u arrestuan pesë shtetas britanikë.

Ata më vonë u liruan me kusht.

Zëvendëspresidenti JD Vance tha se vendimi u mor “nga kujdesi i tepruar” për të mbrojtur personelin amerikan, ndërsa Trump tha se avionët u zhvendosën për të mos “tunduar armikun”.

Më herët, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, kishte thënë se largimi i bombarduesve nuk lidhej drejtpërdrejt me arrestimet.

Ndërkohë, autoritetet britanike kanë deklaruar se RAF Fairford mbetet e sigurt, ndërsa Londra po investon 470 milionë paund për forcimin e sigurisë së bazave ushtarake në vend. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.