KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Trump tërhiqet: Po bëja shaka për ofertën ndaj shefit të UFC

Trump tërhiqet: Po bëja shaka për ofertën ndaj shefit të UFC

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se “po bënte shaka” kur deklaroi se ia kishte ofruar postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë shefit të UFC-së, Dana White.

Trump u tha gazetarëve të dielën se White “e pëlqen idenë”, por se oferta kishte qenë “vetëm pak shaka”.

Një ditë më herët, Trump kishte shkruar në platformën e tij Truth Social se i kishte ofruar White postin, duke thënë se ai “do të ishte një zëdhënës si askush tjetër”.

White kishte deklaruar se do ta takonte presidentin të hënën, por nuk kishte treguar nëse do ta pranonte postin.

Por, Trump sqaroi se takimi mes tyre do të zhvillohej për “arsye të tjera”.

“Po bëja vetëm shaka. Por Dana e pëlqen idenë. Ka vetëm një Dana. Ai është i shkëlqyer. Ishte vetëm pak shaka”, tha Trump.

Pozita e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë vazhdon të jetë e lirë, pasi Katie Zacharia dha dorëheqje në tetor, më pak se pesë ditë pasi kishte marrë detyrën.

Ajo kishte zëvendësuar Karoline Leavitt, e cila ishte zëdhënësja më e re në historinë e SHBA-së dhe e kishte mbajtur postin që nga fillimi i mandatit të dytë të Trumpit.

Ndërkohë, Dana White ka thënë se tashmë ka “shumë punë”, duke shmangur një përgjigje të drejtpërdrejtë nëse do ta pranonte një ofertë të tillë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.