Dogana e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandimit të mallrave në pikën kufitare në Vërmicë, ku gjatë kontrollit të një kamioni të ngarkuar me automjete janë zbuluar pjesë të padeklaruara për automjete.
Sipas njoftimit të Doganës, kamioni ishte paraqitur për përfundimin e procedurave të zhdoganimit, ndërsa gjatë kontrollit fizik janë gjetur mallrat që nuk figuronin në dokumentacionin përcjellës.
Vlera e tyre, pa përfshirë detyrimet e importit, vlerësohet të jetë rreth 3 mijë e 400 euro.
Për rastin është iniciuar procedurë kundërvajtëse për mosdeklarim të mallrave, në përputhje me Kodin Doganor dhe të Akcizave.
Burimi: zeri.info ↗

