KORREKT / SOT6 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Trump: Shtetet që përqafojnë Super Inteligjencën do të bëhen të pasura

Trump: Shtetet që përqafojnë Super Inteligjencën do të bëhen të pasura

Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për atë që ai e quan “Super Inteligjencë” (SI), duke u bërë thirrje shteteve amerikane të përqafojnë këtë teknologji dhe të përfitojnë ekonomikisht prej saj.

“Jam 100% në favor të Super Inteligjencës (SI) dhe do të bashkëpunoj me shtetet e shumta amerikane që duan të bëhen të PASURA duke e pasur atë”, deklaroi Trump.

“Vetëm udhëheqësit e pamend thonë ‘JO’ ndaj pasurisë që sjellin”, shtoi ai.

Deklarata e Trump vjen në kuadër të përpjekjeve të tij për të zëvendësuar termin e njohur “Inteligjencë Artificiale” (AI) me “Super Inteligjencë” (SI), duke ndryshuar mënyrën se si administrata amerikane i referohet kësaj teknologjie.

Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që udhëzon departamentet dhe agjencitë federale të përdorin termin “Super Inteligjencë” në vend të “Inteligjencë Artificiale” në komunikatat zyrtare, faqet e internetit, raportet dhe dokumentet e politikave, për aq sa e lejon ligji.

Më herët, presidenti kishte mbajtur një qëndrim edhe më të ashpër ndaj përdorimit të termit tradicional, duke deklaruar se Shtëpia e Bardhë i konsideron “armiq” ata që vazhdojnë të përdorin shprehjen “Inteligjencë Artificiale” në vend të “Super Inteligjencë”.

Ndërkohë, administrata e tij ka krijuar edhe një strukturë të posaçme të quajtur “Super Intelligence Force”, e cila do të koordinojë qasjen e qeverisë federale ndaj kësaj teknologjie. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.