KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Trump refuzoi ofertën e Putinit për “përfundimin” e luftës me Iranin

Trump refuzoi ofertën e Putinit për “përfundimin” e luftës me Iranin

Presidenti amerikan, Donald Trump ka refuzuar ofertën e homologut rus, Vladimir Putin për të zhvendosur uraniumin e pasuruar iranian në Rusi.

Oferta, sipas raportimit, është bërë gjatë një bisede telefonike që dy liderët zhvilluan më herët këtë javë.

Trump deklaroi se me presidentin rus patën një bisedë shumë të mirë dhe se Putin dëshiron të ndihmojë në Lindjen e Mesme.

“Kjo nuk është hera e parë që ofrohet një gjë e tillë. Nuk është pranuar. Qëndrimi i SHBA-së është se duhet të shohim që uraniumi të jetë i siguruar”, tha një zyrtar amerikan për Axios.

Sipas Axiosit, Irani ka rreth 450 kilogramë uranium të pasuruar në nivelin 60 për qind, sasi e mjaftueshme për më shumë se 10 bomba bërthamore.

Trump ka deklaruar disa herë se një nga qëllimet kryesore të tij në nisjen e luftës kundër Iranit së bashku me Izraelin është të parandalojë që Tehrani të posedojë ndonjëherë armë bërthamore.

Ndryshe, lideri amerikan gjithashtu ka pohuar se Rusia po e ndihmon nga pak Iranin. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.