KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Trump paralajmëron veprime në Kubë pas luftës me Iranin

Trump paralajmëron veprime në Kubë pas luftës me Iranin

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se SHBA-të mund të ndërmarrin veprime në Kubë pas luftës me Iranin, disa ditë pas një trazire të rrallë në ishull.

Trump deklaroi se ata mund të arrijnë një marrëveshje me Kubën ose “të bëjnë çfarëdo që të duhet të bëjnë”.

Por ai sugjeroi se nuk do të ndërmerrej asnjë veprim në Kubë derisa të mbaronte lufta në Iran.

Kjo deklaratë vjen pas një trazire të rrallë në Kubë të shtunën, gjatë së cilës protestuesit sulmuan zyrën e Partisë Komuniste për shkak të ndërprerjeve të energjisë elektrike.

Duke folur me gazetarët në Air Force One, Trump tha: “Edhe Kuba dëshiron të bëjë një marrëveshje dhe mendoj se shumë shpejt ose do të bëjmë një marrëveshje ose do të bëjmë çfarëdo që të duhet të bëjmë”.

“Po flasim me Kubën, por do të flasim me Iranin përpara Kubës”, vazhdoi ai.

Presidenti amerikan sugjeroi ndër tjera se Kuba mund të jetë shënjestra e një “pushtimi miqësor” përpara se të shtonte se “mund të mos jetë një pushtim miqësor”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.