Rodri ka marrë lajme inkurajuese për rikuperimin nga lëndimi dhe u ka dhënë një lajm të mirë bashkëlojtarëve te Barcelona.
Mesfushori spanjoll beson se mund të rikthehet në fushë në fillim të dhjetorit.
Sipas “Sport”, shenjat e fundit nga rikuperimi kanë rritur optimizmin e lojtarit dhe stafit mjekësor të Barcelonës.
Ai do të mungojë në përballjen e së dielës ndaj Atletico Madridit, si dhe në dy ndeshjet e Spanjës kundër Çekisë dhe Anglisë.
Megjithatë, objektivi i Rodrit është të jetë plotësisht i gatshëm për ndeshjen ndaj ish-klubit të tij, Manchester Cityt, më 8 dhjetor në “Spotify Camp Nou”.
Kjo përballje ka domethënie të veçantë për të, pasi te City kaloi disa nga vitet më të suksesshme të karrierës. Për këtë arsye, programi i rikuperimit është orientuar drejt rikthimit në kohë për këtë takim. /Zëri

