KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Trump kërkon “luftëtar” në Shtëpinë e Bardhë, ia ofron një post kyç Dana White

Trump kërkon “luftëtar” në Shtëpinë e Bardhë, ia ofron një post kyç Dana White

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë të ditur se i ka ofruar drejtuesit të UFC-së, Dana White, postin e Sekretarit për Shtyp të Shtëpisë së Bardhë.

Trump e bëri njoftimin përmes një postimi në Truth Social, ku e përshkroi White si “luftarak”, ndërsa i kërkoi publikisht që ta pranonte detyrën.

“Kam kënaqësinë të njoftoj se të madhit Dana White i është ofruar posti i sekretarit për shtyp të Shteteve të Bashkuara”, shkroi Trump.

“Kam kërkuar që ai të sjellë me vete asistentë, edhe pse disa nuk janë nga vendi ynë, si Islam Makhachev, Khabib Nurmagomedov, Justin Gaethje, Daniel Cormier, Amanda Nunes dhe Kayla Harris”, shtoi ai.

“Kemi nevojë për këta njerëz për të na mbrojtur kundër të Majtës së Çmendur. Dana do të jetë një Sekretar Shtypi si askush tjetër. Dana, të lutem pranoje punën! President DONALD J. TRUMP”, përfundon postimi.

Deri më tani nuk është bërë e ditur nëse White e ka pranuar ofertën.

Mediat amerikane theksojnë gjithashtu se mbetet e paqartë nëse postimi i Trumpit ishte një ofertë formale apo pjesërisht me tone humori.

Dana White është një mik dhe mbështetës i vjetër i Trumpit dhe ka qenë publikisht pranë tij edhe gjatë fushatave politike të viteve të fundit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.