Roma po zhvillon një ndeshje fantastike ndaj Sassuolos, duke kryesuar me rezultat 3-0 në këtë përballje të Serie A.
Skuadra kryeqytetase e nisi furishëm takimin, duke realizuar dy gola që në pjesën e parë dhe duke shkuar në pushim me epërsi të dyfishtë.
Fillimisht, Mario Hermoso realizoi për 1-0, ndërsa goli i dytë erdhi pas një autogoli të Stefan Walukiewicz, duke i dhënë Romës kontrollin e plotë të takimit.
Dominimi i verdhekuqve vazhdoi edhe në pjesën e dytë, ku Rodrigo Mora realizoi golin e tretë, pas asistimit të Donyell Malen, duke vulosur epërsinë 3-0.
Nëse Roma e fiton ndeshjen ndaj Sassuolos me rezultat 3-0, atëherë ngjitet në vendin e dytë në tabelën e Serie A, me 27 pikë!
Kështu Roma do të ishte vetëm një pikë larg liderit Lazio, ndërsa do të kalonte Interin me dy pikë./IndeksOnline/
🚨🇮🇹 | GOAL: RODRIGO MORA MAKES IT THREE FOR ROMA!
WHAT A SENSATIONAL FINISH!
Roma 3-0 Sassuolo. https://t.co/19wM8gO1xD
— TheGoalsZone (@TheGoalsZone) November 7, 2026

