KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Trump kërcënon Omanin: Do ta bombardojmë nëse na ndërhyn te Irani

Trump kërcënon Omanin: Do ta bombardojmë nëse na ndërhyn te Irani

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se SHBA-ja do ta “bombardojë pa mëshirë Omanin” nëse ky vend ndërhyn në çështjen e Ngushticës së Hormuzit, në mes të konfliktit me Iranin.

Trumpi e bëri deklaratën gjatë një interviste me gazetarin e Fox News, Trey Yingst, ndërsa armëpushimi mes SHBA-së dhe Iranit pritet të përfundojë.

“Nëse Omani na del përpara, do ta bombardojmë pa mëshirë”, tha Trump.

Irani deklaroi javën e kaluar se është në negociata me Omanin për mënyrën e rihapjes së Ngushticës së Hormuzit, një rrugë strategjike për transportin detar të naftës.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara dhe Irani nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi në qershor, me qëllim ndërprerjen e armiqësive dhe hapjen e rrugës për një “marrëveshje përfundimtare” brenda 60 ditësh për t’i dhënë fund luftës në të gjitha frontet dhe për të zgjidhur çështje të ndërlikuara, siç është programi bërthamor i Teheranit.

Afati 60-ditor përfundoi në mesnatë, pa asnjë marrëveshje konkrete deri më tani.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.