KORREKT / SOT6 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Tri risi, disa mungesa dhe dy pensionime: Franco Foda me Kosovën të gatshëm për Ligën e Kombeve

Tri risi, disa mungesa dhe dy pensionime: Franco Foda me Kosovën të gatshëm për Ligën e Kombeve

Kombëtarja e Kosovës e ka bërë publike listën e përzgjedhësit Franco Foda për Ligën e Kombeve, ku kishte plot risi.

Fillimisht, pas Amir Rrahmanit dhe Florent Hadërgjonajt, edhe dyshja Valon Berisha dhe Fidan Aliti pas një kontributi shumëvjeçare i kanë dhënë “lamtumirën” Kosovës.

Megjithatë, Foda u sigurua të ftojë lojtarë të rinj për këto katër ndeshje, ku kishte tre risi te “Dardanët”.

Prurjet e reja

Padyshim, arritja më e madhe është afrimi i talentit të Bayern Munichut Erblin Osmani, i cili ishte kapiten te grupmoshat U17 të Gjermanisë, e njëkohësisht edhe stërvitet me ekipin e parë të gjigantit gjerman.

Tjetër prurje, ashtu siç njoftoi Telegrafi ditë më parë është mesfushori i Austria Lustenaus, Dion Kacuri, që përfaqësonte Zvicrën në të kaluarën, pra ishte kapiten tek grupmoshat U21.

Gjithashtu u ftua edhe anësori që luan në disa pozita, Milot Avdyli, i cili që një kohë ishte nën vëzhgimin e Shqipërisë.

Mungesat:

Problemi kryesor në këtë listë janë mungesat në aspektin defansiv. Për dallim që jemi mësuar të shohim shumë emra, këtë herë u ftuan vetëm shtatë futbollistë.

Amir Rrahmani, Florent Hadërgjonaj e Fidan Aliti u pensionuan, ndërsa Kreshnik Hajrizi mungon shkaku i lëndimit.

Megjithatë, Foda mund t’i përdorë edhe dyshen Ermal Krasniqi e Milot Avdyli në krahë, ngase këtë edicion të dy kanë luajtur në ato pozita për klubet e tyre, Amedspor – respektivisht Celje.

Mungesë tjetër e rëndësishme është ylli i Wolfsburgut Elvis Rexhbeçaj që u lëndua në stërvitje dhe fatkeqësisht nuk do të jetë në gjendje për të ndihmuar “Dardanët”, megjithatë në vendin e tij u ftua Kacuri.

Përndryshe, rikujtojmë se Kosova do t’i zhvillojë katër përballje këtë muaj. Fillimisht ndaj Irlandës më 24 shtator në Prishtinë, e vazhdon si mysafir i Austrisë më 27 shtator. Më 1 tetor udhëton për Hungari për t’u përballur me Izraelin kurse më 4 tetor luan sërish me Austrinë, këtë herë në “Fadil Vokrri”./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.