KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Tri raste të dhunës në familje brenda një dite në rajonin e Prishtinës, tre të dyshuar përfundojnë në mbajtje

Tri raste të dhunës në familje brenda një dite në rajonin e Prishtinës, tre të dyshuar përfundojnë në mbajtje

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë së premtes, më 6 nëntor 2026, në Fushë Kosovë, Prishtinë dhe Gllogoc. Për të tria rastet, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti i parë është raportuar në Fushë Kosovë, rreth orës 05:00, ku një burrë dyshohet se ka kanosur familjarët e tij, raporton lajmi.net

Policia ka njoftuar se i dyshuari ka probleme të shëndetit mendor dhe është dërguar në mbajtje.

Rasti i dytë ka ndodhur në Prishtinë, rreth orës 12:55, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-partneres së tij, me të cilën kishte bashkëjetuar dhe ka dy fëmijë të përbashkët. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, në Gllogoc, rreth orës 21:00, është arrestuar një burrë, i cili dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Edhe në këtë rast, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.