KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Tri ndeshje, tre gola të anuluar”, Llapi ankohet se po i bëhen padrejtësi nga referët, e ka një kërkesë për FFK-në

“Tri ndeshje, tre gola të anuluar”, Llapi ankohet se po i bëhen padrejtësi nga referët, e ka një kërkesë për FFK-në

Klubi i futbollit Llapi e ka bërë një reagim zyrtar, përmes së cilit i përmendi tri raste kur, sipas këtij klubi, është dëmtuar nga gjyqtarët.

Përmes një komunikate të gjatë, llapjanët i kanë përmendur në detaje gabimet që konsiderojnë se i kanë bërë referët duke marrë vendime në dëm të tyre, të shoqëruara edhe me video, si fakt për pretendimet e tyre.

Llapjanët njëherësh e kanë një kërkesë për FFK-në pas këtyre rasteve.

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën për shtyp të klubit të futbollit Llapi.

Pavarësisht qëndrimit tonë si klub për të shmangur reagimet e shpeshta publike pas ndeshjeve, vendimet e fundit të gjyqtarëve në ndeshjet e KF Llapit na kanë shtyrë të shprehim publikisht shqetësimin tonë.

Tri ndeshje, tre gola të anuluar! Ndaj Feronikelit '74, Prishtinës dhe mbrëmë ndaj Dukagjinit në Klinë.

Nuk kemi asgjë personale me asnjë gjyqtar, por kërkojmë sqarime për këto vendime dhe mënyrën e menaxhimit të situatave kur ekziston sistemi VAR.

Në ndeshjen ndaj Prishtinës, pas një harkimi, topi i kthehet sulmuesit tonë Fiton Ademi, i cili godet drejt portës dhe shënon. Megjithatë, gjyqtari paraprakisht kishte akorduar faull në sulm, ndonëse nga pamjet që disponojmë nuk vërehet kontakt me mbrojtësin kundërshtar që do ta arsyetonte këtë vendim. (Video 1)

Situatë e ngjashme përsëritet edhe mbrëmë ndaj Dukagjinit në Klinë, ku gjyqtari akordon faull ndaj portierit përpara se topi të përfundojë në rrjetë. Nga pamjet nuk vërehet kontakt i lojtarit tonë Gentrit Jaha me portierin, ndërsa vendimi i marrë paraprakisht pamundëson shqyrtimin e golit si të tillë përmes VAR-it. (Video 2)

Pse nuk lejohen të përfundojnë këto aksione dhe më pas të shqyrtohen situatat përmes VAR-it, sipas protokollit përkatës?

Ndërsa ndaj Feronikelit '74, goli anulohet për një prekje të topit me dorë, në një situatë ku topi, pas harkimit, devijohet nga lojtari kundërshtar drejt lojtarit tonë Gentrit Jaha, pa një veprim të qëllimshëm me dorë. (Video 3)

Nuk kërkojmë favore, por vetëm gjykim të drejtë dhe të barabartë! Këto vendime ngrenë shqetësime të arsyeshme për ndikimin që mund të kenë në rrjedhën dhe rezultatet e ndeshjeve.

Edhe pse mbrëmë arritëm të fitojmë në Klinë, një episod i tillë mund të kishte ndikuar në rrjedhën e ndeshjes dhe potencialisht edhe në rezultatin përfundimtar.

Kërkojmë nga organet përgjegjëse të gjykimit në FFK që t'i analizojnë me seriozitet këto raste dhe të ofrojnë sqarimet e nevojshme.

Presim reflektim dhe përgjegjësi nga personat kompetentë, në mënyrë që kampionati të zhvillohet me gjykim të drejtë, korrekt dhe të barabartë për të gjitha klubet. Shpresojmë që situata të tilla të mos përsëriten dhe të mos ketë më nevojë për reagime të kësaj natyre.

Zyra për Media dhe Komunikim
Podujevë, 7 nëntor 2026"

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.