KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Trepça e nis me fitore serinë finale ndaj Bashkimit

Trepça e nis me fitore serinë finale ndaj Bashkimit

Trepça e ka nisur në mënyrën më të mirë serinë finale të Playoff-it në elitën e basketbollit kosovar, pasi mposhti Bashkimin me rezultat 94-79 në palestrën “Minatori”, në një atmosferë spektakolare.

Skuadra nga Mitrovica dominoi në momentet vendimtare të takimit dhe tashmë ka kaluar në epërsi 1-0 në serinë finale, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt titullit kampion.

Te Trepça, paraqitje të jashtëzakonshme patën Mustapha Amzil me 21 pikë dhe 13 kërcime, Kenneth Hasbrouck me 22 pikë, si dhe Dardan Kapiti që kontribuoi me 16 pikë dhe 6 kërcime.

Në anën tjetër, lojtari më efikas te Bashkimi ishte Shannon Shorter me 27 pikë, por paraqitja e tij nuk mjaftoi për ta shmangur humbjen e prizrenasve.

Seria finale vazhdon me ndeshjen e dytë, ku Bashkimi do të kërkojë reagimin për ta barazuar rezultatin e përgjithshëm. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.