Lip stain është bërë një nga produktet më praktike për ato që duan buzë me ngjyrë të bukur dhe qëndrueshme, pa ndjesinë e rëndë të një buzëkuqi.
Ndryshe nga gloss-i, pigmenti qëndron për më gjatë dhe mund të rezistojë edhe pas ushqimit apo kafesë.
ELLE ka përzgjedhur nëntë prej formulave më të pëlqyera të momentit, duke vlerësuar qëndrueshmërinë, pigmentimin dhe rehatinë gjatë përdorimit.
Benetint Lip & Cheek Stain Sheer Buildable Liquid Blush Tint
Në listë kryeson Benefit Cosmetics Benetint, i cili mund të përdoret si në buzë, ashtu edhe në faqe.
Ndër alternativat e tjera janë Summer Fridays Flushed Lip Stain për aplikim të saktë, Kulfi Lassi Lips për një efekt më hidratues dhe Sacheu Lip Liner STAY-N për efektin peel-off.
Flushed Lip Stain Almond
Në listë përfshihen gjithashtu Huda Beauty Lip Contour Lip Stain, Wonderskin Lip Stain, Bobbi Brown Lip Tint Liner & Sheer Lip Stain, Milk Makeup Cooling Water Jelly Tint dhe Peripera Ink Airy Velvet.
Ekspertja e Fenty Beauty, Priscilla Ono, rekomandon që fillimisht të përcaktohet konturi i buzëve dhe më pas të aplikohet ngjyra në pjesën e brendshme.
Për një rezultat më natyral, pigmenti mund të zbutet lehtë me një pecetë. /Telegrafi/
Kulfi Lassi Lips Staining Long-Lasting Moisturizing Lip Oil
Sacheu Lip Liner STAY-N Peel Off Lip Stain, Longwear, p-INKED
Huda Lip Contour Stain Lip Tint – Rosewood (.03 Fl Oz)
Wonderskin Lip Stain – Long Lasting, Waterproof, Lip Tint Peel Off Masque
Bobbi Brown Lip Tint Liner & Sheer Lip Stain