KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Trendafilov: Qeveria kërcënon të arrestojë këdo që proteston për një copë bukë

Trendafilov: Qeveria kërcënon të arrestojë këdo që proteston për një copë bukë

LSM sot protestuan para Odës Ekonomike dhe Organizatës së Punëdhënësve në dy vende, nga 21 persona secili, sepse, siç thonë ata, po ndiqen, rrethohen dhe kërcënohen që të mos vijnë në protestë.

Sipas kryetrarit të LSM-së, Slobodan Trendafilov shefat kanë dëbuar familje të tëra jashtë vendit duke mos rritur pagat. Ai i akuzoi shefat se janë ndjekës të verbër të Qeverisë dhe theksoi se Qeveria nuk është miku i tyre.

“Të njëjtët shefa që janë pas nesh nuk lejojnë organizimin sindikal në pjesën më të madhe të sektorit privat dhe ndalojnë sindikatat. Gjithashtu u dërgoj një mesazh punëtorëve, vetëm një në dhjetë kolegë tuaj po lufton për pagat tuaja. Mund ta imagjinoni se si do të kishte qenë nëse do të kishim luftuar 8 deri në 10 punonjës dhe nga 540 mijë punëtorë, vetëm 100 mijë do të dilnin në rrugë dhe nëse do të na duhej të vazhdonim me bllokadat sot. Pavarësisht të gjitha presioneve, ne nuk do të dorëzohemi. Nëse nuk do të kishte limit prej 21 personash në rrugë, unë do të kisha qëndruar vetëm sot në mënyrë që asnjë punëtor të mos filmohej ose fotografohej”, tha Trendafilov.

Lidhur me grevën e përgjithshme të paralajmëruar, Trendafilov thotë se vetëm një ditë mbylljeje e kompanive, shtetit dhe institucioneve do t’i kushtojë Maqedonisë shumë më tepër sesa një rritje e tërë vjetore e pagave të punëtorëve dhe shumë më tepër sesa ajo që tani duhet të mbulojë në kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.