KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Tre lojtarë të Real Madridit në mesin e 10 futbollistëve më të paguar në botë

Tre lojtarë të Real Madridit në mesin e 10 futbollistëve më të paguar në botë

Real Madridi i ka tre futbollistë në dhjetëshen e lojtarëve me të ardhurat më të larta në botë për vitin 2026, sipas Forbes.

Kylian Mbappé renditet i treti me 100 milionë dollarë, Vinícius Júnior është i pesti me 76 milionë, ndërsa Jude Bellingham zë vendin e tetë me 45 milionë dollarë.

Cristiano Ronaldo kryeson listën me 300 milionë dollarë, përpara Lionel Messit, i cili vlerësohet me 145 milionë. Ndërkohë, Lamine Yamal i Barcelonës renditet i gjashti me 55 milionë dollarë.

Shifrat përfshijnë pagat, bonuset dhe të ardhurat nga sponsorizimet e marrëveshjet komerciale.

Lista e plotë e 10 futbollistëve më të paguar

1. Cristiano Ronaldo – 300 milionë dollarë

2. Lionel Messi – 145 milionë dollarë

3. Kylian Mbappé – 100 milionë dollarë

4. Erling Haaland – 85 milionë dollarë

5. Vinícius Júnior – 76 milionë dollarë

6. Lamine Yamal – 55 milionë dollarë

7. Sadio Mané – 54 milionë dollarë

8. Jude Bellingham – 45 milionë dollarë

9. Harry Kane – 42 milionë dollarë

10. Mohamed Salah – 40 milionë dollarë

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.