Juventusi ka shënuar një fitore bindëse 4 – 0 ndaj Venezias në xhiron e 12-të të Serie A, në një ndeshje ku ylli i përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, ishte një nga figurat kryesore duke luajtur nga minuta e parë deri në fund dhe duke regjistruar një asistim vendimtar.
Pasi pjesa e parë u mbyll pa gola (0 – 0), ku Zhegrova krijoi një rast shumë të rrezikshëm për gol, bardhezinjtë shpërthyen në pjesën e dytë me katër gola të shënuar brenda 18 minutash.
Zhegrova e nisi takimin si titullar në krahun e sulmit dhe ishte vazhdimisht rrezik për mbrojtjen e Venezias me depërtimet dhe lëvizjet e tij. Përveç ndikimit në aksionet ofensive që çuan te goli i parë i bardhezinjve, sulmuesi kosovar kurorëzoi paraqitjen e tij të shkëlqyer në minutën e 65-të, kur shërbeu asistimin e saktë për Juan Cabal, i cili çoi rezultatin në 3 – 0.
Fakti që ai qëndroi në fushë gjatë gjithë 90 minutave dëshmon besimin e plotë të stafit teknik dhe formën e lartë fizike e teknike të lojtarit të Kosovës./IndeksOnline/

