Liverpooli po e merr përsipër misionin për të gjetur zëvendësuesin ideal të reprezentuesit egjiptian Mohamed Salah.
Sulmuesi legjendar e mbylli zyrtarisht rrugëtimin e tij historik në Ligën Premier, pasi regjistroi shifrën e jashtëzakonshme prej 380 kontributesh direkte në gola.
Largimi i dhimbshëm i “Faraonit”, i kombinuar me largimin e mëhershëm të kolumbianit Luis Diaz, e detyron klubin të bëjë një investim vërtet agresiv dhe vendimtar.
Në këtë udhëkryq, strategu holandez Arne Slot ka në dorë një listë të përzgjedhur me tre kandidatë elitarë për ta rindërtuar forcën në krahë.
Talenti i shkëlqyer nga Bregu i Fildishtë te Leipzig, Yan Diomande, kryeson raportet teknike falë polivalencës së tij të jashtëzakonshme taktike në Gjermani.
Megjithatë, kërkesat e larta të klubit gjerman, të mbështetura në një klauzolë prej 86 milionë funtesh, po i vështirësojnë negociatat.
Ky kompleksitet financiar ka bërë që skautët e gjigantit anglez ta monitorojnë nga afër situatën e britanikut Anthony Gordon dhe francezit Bradley Barcola.
Liverpooli e pranon nevojën për ta riaktivizuar instinktin “grabitqar” të repartit ofensiv përballë sfidave të afërta në kampionatin vendas.
Trajneri i “Të Kuqve” e konsideron të domosdoshme që të ruhet pesha specifike e krahëve, për ta furnizuar skemën e tij tërheqëse dhe intensive të lojës./Telegrafi/
