KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Tre drita misterioze mbi New York nxisin teori për UFO

Tre drita misterioze mbi New York nxisin teori për UFO

Një treshe pikash misterioze dhe të ndritshme u panë kohët e fundit duke qëndruar pezull mbi Gotham, duke shkaktuar një valë të re teorish konspiracioni dhe dyshimesh.

“Dola nga shtëpia ime në Corona, Queens, dhe shikova lart drejt asaj që mendova se ishte një yll që binte, por pastaj dy të tjerë iu bashkuan”, tha Charlie Correa.

“Ata dukeshin sikur po ndiqnin njëri-tjetrin”, shtoi ajo.

Pamjet tregojnë dritat që udhëtojnë në një formacion kryesisht trekëndësh, nëpër qiellin e natës.

Menjëherë filluan spekulimet për identifikimin e dritave, me banorët që pyetnin se a janë UFO, aeroplanë, apo trupa qiellorë.

Pas incidentit, Zyra e Pentagonit për Zgjidhjen e Anomalive në të Gjitha Domenet (AARO) u detyrua të lëshonte një deklaratë.

“Është e rëndësishme të theksohet se, deri më sot, AARO nuk ka zbuluar asnjë provë të qenieve, aktivitetit apo teknologjisë jashtëtokësore”, deklaruan ata. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.