KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Transferimi i Ter Stegenit te gjiganti evropian në rrezik, marrëveshja mund të dështojë për arsye personale

Transferimi i Ter Stegenit te gjiganti evropian në rrezik, marrëveshja mund të dështojë për arsye personale

Transferimi i Marc-Andre ter Stegen te Ajax Amsterdam, që deri pak ditë më parë dukej vetëm çështje kohe, tani është vënë seriozisht në pikëpyetje.

Sipas mediumit holandez De Telegraaf, Ajaxi kishte arritur marrëveshje me Barcelonën dhe portierin gjerman për një huazim njëvjeçar, por procesi është ngadalësuar ndjeshëm për shkak të disa rrethanave personale të ndërlikuara të vetë lojtarit.

Raporti thekson se situata është bërë më e komplikuar sesa ishte parashikuar fillimisht dhe problemet janë aq serioze, saqë transferimi i portierit 34-vjeçar mund të dështojë plotësisht.

telegrafi.com

Deri së fundmi, gjithçka tregonte se Ter Stegen do ta vazhdonte karrierën në Eredivisie. Të gjitha detajet e huazimit konsideroheshin të dakorduara dhe të tre palët, Ajaxi, Barcelona dhe lojtari kishin dhënë pëlqimin për marrëveshjen.

Megjithatë, zhvillimet e fundit kanë ndryshuar situatën dhe tashmë mbetet të shihet nëse transferimi do të realizohet pas një vonese, apo do të dështojë përfundimisht. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.